Britani, postimi i videove porno për hakmarrje mund të konsiderohet krim
Kohët e fundit meshkujt për t’i bërë presion ish-partneres, kërcënojnë se do të publikojë video apo foto komprometuese në internet me qëllim hakmarrjen nëse ajo e braktis.Sekretari i Drejtësisë në Britaninë e Madhe Chris Crayling , është shprehur këtë të martë se të gjithë ministrat janë duke rishikuar të ndryshojnë ligjin për të ndaluar trendin e hakmarrjes së meshkujve ndaj ish-partnereve të tyre.Madje ai shprehet se në bazë të ligjit të ri që do të hyjë në fuqi pas mbarimit të sezonit turistik, personat të cilët postojnë video apo foto seksuale mund të përfundojnë edhe në burg.“Ne duam të përcjellim një mesazh shumë të fortë, se postimi i këtyre fotove apo videove pa pëlqimin e personit është e papranueshme – shprehet Chris Crayling- e cila kërcënon dhe karrierën e viktimave”.