Rriten masat e sigurisë në aeroporte pas kërcënimeve të Al Kaedës
Në aeroportet me fluturime direkte për në Shtetet e Bashkuara, është rritur ndjeshëm siguria, përfshirë këtu edhe fluturimet që të çojnë në Britaninë e Madhe, në përgjigje të disa paralajmërimeve nga Amerika për kërcënime.Lajmi është konfirmuar nga autoritetet zyrtare të transportit ajror në SHBA dhe Britani. Asnjë prej tyre megjithatë nuk specifikoi konkretisht masat që janë marrë por i kanë kërkuar pasagjerëve të mos ndërmarrin asnjë akt.Ky paralajmërim vjen menjëherë pas lajmit të raportuar në mediat amerikane se pjesëtarët e Al Kaedës në Siri dhe Jemen po përgatisin bomba të posaçme për ti futur në mënyrë ilegale në avionë.Siguria është rritur dhe përforcuar orët e fundit në disa aeroporte në Europë por edhe në Lindjen e Mesme, nga të cilat kryhen fluturime direkte për në SHBA dhe Britani, ndonëse emrat e aeroporteve ende nuk janë bërë publike.Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jeh Johnson tha se do të ketë masa të reja, por pa cenuar udhëtarët. Gjithashtu ai shtoi se do të ketë shkëmbim informacionesh me aleatët e SHBA në lidhje me grupet terroriste dhe personat të cilët konsiderohen të rrezikshëm. Sipas tij, ndryshimet janë përgjigje në kohë reale pas këtyre kërcënimeve. Ndërsa në Britaninë e Madhe, siguria do të rritet edhe në transportin publik.Autoritetet amerikane dhe britanike arritën në këto përfundime, pasi analistët dhe specialistët e agjencive inteligjente paralajëmruan se militantë të Al Kaedës kanë arritur të ndërtojnë bomba të specializuara dhe i kanë transportuar ato nga Jemeni në Siri.Tre herë që nga viti 2009, një prodhues bombash saudit, i quajtur Al-Asiri, i fshehur në Jemen, ka ndërtuar disa bomba të specializuara për të hedhur në erë avionë. Madje zyrtarët e inteligjencës amerikane janë suprizuar disa herë vitet e fundit me inovacionin dhe sofistikimin e disa bazave të prodhimit të bombave, në degën e Al Kaedës në Jemen, të njohur si AQAP, kur i kanë pikasur ato./nzh/oranews online/