Maqedoni, partitë po përgatiten për zgjedhjet lokale

Partitë politike në Maqedoni po përgatiten për zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 31 mars.  Një nga partitë më të mëdha të opozitës, LSDM ka thënë se do të bojkotojë zgjedhjet, e ndërsa analistët politikë thonë se kjo do të ndihmonte partitë  në pushtet të fitonin sërish.Ndërsa Bashkimi Demokratik për Itegrim pothuajse ka zgjidhur të gjitha dilemat me cilët kandidatë do të dal në zgjedhjet lokale të marsit.Në Tetovë BDI do të garojë me zv kryeministren aktuale për eurointegrime Teuta Arifi , në Gostivar Rufi Osmani do të ketë kundërshtar ministri aktual i pushtetit lokal Nevzat Bejta i cili tani sipas anketave të fundit të BDI-së qëndron më mirë se sa Osmani .Befasia më e madhe si duket ndodhë në Strugë , ku kryetari aktual Ramiz Merko me gjithë   ambiciet që ka, nuk do të ketë shans të kërkojë edhe mandatin e tretë si kandidat i BDI-së.Edhe në Dibër BDI nuk do të dalë me kryetarin aktual Argëtim Fida, por me myftiun aktual të Dibrës Ruzhdi Lata i cili gëzon përkrahje shumë më të madhe se Fida në këtë qytet.Në Kërçovë BDI do të garojë me Fatmir Dearin, në Saraj Bekim Muratin ndërsa për mandatin e tretë do të garojnë Izet Mexhiti në Çair dhe Sadulla Duraku në Likovë.Autoritetet në Shkup premtojnë se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe të ndershme.