FOTOLAJM/ Rama hap ekranin mbrapa Kryeministrisë, fton maturantët të ndjekin Kupën e Botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2014, 22:44
Tiranë - Kryeministri Rama ka festuar mbrëmjen e sotme me maturantët e shkëlqyer të Tiranës në Pallatin e Brigadave, vendin ku ai është shprehur se do të presë njerëzit më shquar, jo vetëm politikanë apo VIP-a.Nga ana tjetër, ai ka hedhur një ftesë për ta, për të ndjekur sëbashku Kupën e Botës në futboll në një ekran të madh që do të vendoset në fushën pas Kryeministrisë: "Finalja në fushën e Kryeministrisë," thuhet në ftesën e postuar në Fb.Po ashtu, ai ka postuar dy fotografi me maturanët, njërën prej të cilave, "selfie":"Në mbrëmjen e gëzuar të pritjes në Pallatin e Brigadave, të nxënësve të shkëlqyer të maturës shtetërore në Tiranë."
ar.sh/Oranews.com