Kavajë, arrestohet 'pastruesja' bashkë me tutorin, ushtronin prostitucion

Kavajë – Duke pretenduar se ishte pastruese shtëpish, Bukurie Sefa nga Kavaja ushtronte rregullisht profesionin e prostitutës në qytetin e Kavajës, në shtëpinë e Njazi Zeqirit, banor i të njejtit qytet.Policia e Kavajës, sot, realizoi me sukses operacionin e koduar "Sanitarja”, duke arrestuar në flagrancë, Zeqirin dhe Sefën .Sipas njoftimit të Komisariatit të Policisë së Kavajës, “arrestimi i tyre u kryer pasi NjaziZeqiri shfrytëzonte për qëllim prostitucioni kundrejt shpërblimit 1000 lekë, në mënyrë të përsëritur në banesën e tij, Bukurie Sefën, e cila punonte si sanitare në banesa të ndryshme të qytetit të Kavajës.Materialet hetimore tashmë do t’i kalojnë Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për vepren penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit " dhe "dhunimit të banesës" ndaj tutorit Zeqiri si dhe për "prostitucion" ndaj Sefës.Oranews.tv