Ahmeti: Do kërkojmë monitorim ndërkombëtar për rastin “Monstra”

Maqedoni - Protestat që pasuan pas vendimit të Gjykatës për burgimin e përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra”, ka qenë temë e bisedimeve në takimin e sotëm në mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe ambasadorit amerikan Pol Volers.“Sot kisha një takim mjaft të rëndësishëm me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkërisht vlerësuam se e drejtë e çdo qytetari është të protestojë e drejtë legjitime është që të gjithë të shfaqin pakënaqësi për procese të caktuara, që këto procese të jenë sa më transparent dhe sa më të besueshme për publikun, për gjithë opinionbërësit.Gjithashtu vlerësuam se dhuna nuk e ndihmon procesin, dhuna nuk e ndihmon zhvillimin e mëtejmë të procesit, nuk ndihmon në zgjidhjen institucionale që ky proces të jetë sa më bindës për Gjykatën e Apelit me qëllim që ky zhvillim të rikthehet në shkallë të parë”, tha Ali Ahmeti.Ahmeti tha se ka njoftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Bashkimi Demokratik për Integrim do kërkoj monitorim nga ekspert ndërkombëtarë dhe vendor, me qasje të plotë në të gjithë procesin dhe procedurat, për rastin “Monstra” që opinion të jetë në mënyrën ma transparente i informuar.Marrë nga Portalbar.sh/Oranews.tv