OSBE, projekt për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, 2 500 në gjendje rruge
Tiranë- OSBE apeloi sot institucionet dhe shoqërinë shqiptare që të kujdesen më shumë për fëmijët e varfër, të cilët rrezikohen për trafikime kriminale dhe shfrytëzim të formave nga më të ndryshme.Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, tha se parandalimi dhe lufta kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të personave, që përbën një shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive të njeriut, duhet të jetë ndër përparësitë kryesore të vendit.Ai theksoi me shqetësim se sipas raportit të fundit të UNICEF-it dhe organizatës “Save the Children”, mbi 2 mijë e 500 fëmijë shqiptarë jetojnë në kushtet e rrugës. Ndërsa sipas INSTAT-it, rreth 5 për qind e fëmijëve në Shqipëri shfrytëzohen për punë.Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së tha se bizneset private nuk duhet të punësojnë fëmijë, po ashtu edhe prindërit e tyre. Shkeljet ligjore tha ai, “janë më të rënda kur ato shkelin të drejtat e fëmijëve, ndaj institucionet nevojitet të bashkëpunojnë më fort dhe ti ndihmojnë fëmijët edhe me mbështetjen e OSBE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”.Ndërsa zëvendës-ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, tha se qeveria ka ngritur dhe zgjeruar komitetin shtetëror kundër trafikimi të qenieve njerëzore, me pjestarë nga disa ministri, sepse kjo nuk është punë vetëm e policisë.Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të projektit të OSBE-së “Mbështetje e masave për luftën kundër trafikimit të fëmijëve”. Projekti i ri ka marrë në mbrojtje 50 fëmijë të rrezikuar, ndërsa synon fuqizimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë civile për të adresuar çështjen e trafikimit të fëmijëve, duke u përqendruar te parandalimi i shfrytëzimit të punës së fëmijëve.Ai financohet nga qeveria italiane dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.Si pjesë e projektit, është hartuar “Udhëzuesi për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge”, i cili trajton çështjet e mbrojtjes dhe ndihmës ndaj fëmijëve në situatë rruge, që janë në rrezik të formave të ndryshme të shfrytëzimit, si: detyrim për të lypur, punuar apo shfrytëzim seksual. Udhëzuesi do t’u shërbejë profesionistëve që merren me identifikimin, referimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge.Gjithashtu, do të organizohet trajnimi i punonjësve socialë shtetërorë dhe të shoqërisë civile, punonjësve të policisë dhe profesionistëve të tjerë në kontakt të përditshëm me fëmijët, për zbatimin e duhur të Udhëzuesit. Po në kuadër të projektit, do të bashkëpunohet me komunitetin e biznesit për miratimin e një kodi sjelljeje për ndalimin e shfrytëzimit të punës së fëmijëve.Studimi kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge i UNICEF dhe “Save the Children” tregon se në Shqipëri janë rreth 2.527 fëmijë në situatë rruge. Sipas këtij studimi, një e treta e tyre janë në rrezik për t’u trafikuar. Sipas raportit vjetor të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Anti-Trafikimin, nga 95 viktima të mundshme trafikimi të identifikuara në Shqipëri në vitin 2013, 43 prej tyre ishin të mitur.