4 mln lekë abuzime me paaftësinë, Prokuroria çon për gjykim përgjegjësen e PAK në Leskovik

Korçë- Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetases Lisabeta Vezuli, përgjegjëse për Ndihmën Ekonomike të Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) në Bashkinë Leskovik, akuzuar për "shpërdorim detyre".Nga hetimi, ka rezultuar se e pandehura, nëpërmjet veprimeve të saj, u ka dhënë në mënyrë abusive rreth 43 familjeve dhe mbi 25 personave përfitime financiare në kundërshtim me ligjin.Nga veprimet e shtetases Vezuli, shteti i është shkaktuar një dëm financiar në vlerën rreth 4 milionë lekë të reja.Prokuroria e Korçës e ka nisur këtë hetim, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga Shërbimi Social Shtetëror pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.