Kamëz, arrestohet pedagogu duke marrë para nga studentët për t'i kaluar

Tiranë - Policia e Tiranës ka arrestuar sot pedagogun Alfred Çaushi të Universitetit Bujqësor të Kamzës duke marrë para nga studentët në këmbim të notës kaluese në provim. Përveç faktit se u arrestua në flagrancë, atij iu sekuestrua edhe një shumë parash, që dyshohet se është përfituar me këtë mënyrë.

Ka qënë Policia e Tiranës, e cila ka realizuar sot arrestimin në kuadër të operacionit të koduar "Profesori". Në njoftimin për shtyp thuhet se Strukturat Kundër Korrupsionit arrestuan në  flagrancë shtetasin Alfred Fitim Çaushi, 39 vjec, lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë, me detyrë Pedagog pranë Universitetit   Bujqësor Tiranë.

Arrestimi i tij, u krye pasi dyshohet për konsumim të veprës penale të  “Korrupsionit pasiv te personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

ar.sh/Oranews.tv