Komisioni i Sigurisë "rrëzon" Ligjet, për shërbimin e brendshëm në MPB

Tiranë- Shqyrtimi nen për nen në Komisionin e Sigurisë të projektligjit "Për shërbimin për ankesat dhe çështjet e brendshme, në Ministrinë e Brendshme", nuk ka kaluar pa debat brenda vete mazhorancës.Ligjvënësit e Sigurisë, kanë rrëzuar amendamentin e Komisionit të Ligjeve, duke ia hequr kompetencën Kryeministrit për miratimin e strukturës së këtij institucioni dhe ja ka kaluar Ministrit të Brendshëm.Debat ka sjellë dhe neni për autoritetet drejtuese, ku deputetët kanë kërkuar që Ministri të përjashtohet nga kompetenca për tu informuar mbi burimet e informacionit.Kjo pikë ka sjellë ndërprerjen e diskutimeve dhe shtyrjen për një datë tjetër, duke u kërkuar riformulimi i saj.