Fshehin pasurinë, 4 drejtorë dhe 1 doganier kallëzohen në prokurori

Tiranë - Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive ka paditur në Prokurori, 4 drejtorë të administratës shtetërore dhe një doganier për fshehje të pasurisë.

Në njoftimin e publikuar sot nga ILDKPI-ja, thuhet se ky institucion paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj pesë subjekteve deklarues, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Ata janë:

1- Klodian Pajuni, Drejtor i Përgjithshëm , Ministria e Kulturës

2- Lavdim Qoshi, Drejtor i Shërbimit Pyjor, Ministria e Mjedisit

3- Miranda Bullati, Drejtor, Ministria e Arsimit dhe Sportit

4- Eduart Hyka, Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

5- Genci Sinojmeri, Drejtor, Ministria e Shëndetësisë

Kallëzimet penale për shtetasit e mësipërm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet më tej në njoftim.

ar.sh/Oranews.tv