Azili në BE, Malmstrom: Më shumë kërkesa Ballkani se Siria që është në luftë

Bruksel - Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë parashtruar vitin e kaluar më shumë kërkesa për azil në Bashkimin Evropian se qytetarët e Sirisë dhe Serbia është përsëri e para në numrin e azilkërkuesve, sipas raportit vjetor të publikuar nga Komisioni Evropian."Kjo është një çështje shumë serioze që rëndon sistemin," - u tha, Sesilia Malmstrom,  Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme, gazetarëve gjatë prezantimit të raportit.Raporti thotë se numri i kërkesave për azil nga Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova ka tejkaluar numrin e kërkesave nga Siria e shkatërruar nga lufta dhe Serbia renditet e para me 22 500  prej 78 000 azilkërkuesve të rajonit në total .Numri i azilkërkuesve nga Serbia në vitin 2013 u rrit me 17% në krahasim me vitin e kaluar dhe ata, si dhe azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, janë kryesisht romë.Raporti gjithashtu vuri në dukje një rritje drastike në kërkesat për azil nga Kosova dhe Shqipëria, duke vënë në dukje se këta janë kryesisht shqiptarë.Malmstrom tha se shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor i përmbahen në mënyrë rigoroze, rregullave të vendosura nga regjimi pa viza, por kjo pjesë të vogël, që paraqet më pak se 1% , abuzon për përfitimet ekonomike që ofrohen nga azili."Ne bashkëpunojmë edhe me këto vende dhe të gjithë janë duke bërë përpjekje për të ulur numrin e azilkërkuesve, por për fat të keq pa shumë sukses," - tha ajo.E pyetur nëse anëtarët e BE kërkojnë të fillojë heqja e përkohshme e regjimit pa viza për vendet e azilkërkuesve, Malmstrom tha se askush nuk e ka kërkuar ende, por se ekziston një mundësi e tillë."Do të ishte një rezultat të ardhur keq, sepse ajo do të godiste shumicën e ndershme që përmenda," tha ajo.Mekanizmi u miratua vitin e kaluar me kërkesë të vendeve anëtare pikërisht për shkak të valës së azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor.Oranews.tv