Doda akuzon Ramën: Injorantët e pushtetit shkatërruan universitetet

Tiranë- Për deputeten demokrate, Mesila Doda, reforma në arsimin e lartë do të shkatërrojë universitetet publike.Sipas saj kryeministri, Edi Rama, bëri sot show-n e radhës kur e pranoi me gojën e tij se injorantët në pushtet do të vazhdojnë të pushtetërojnë.“ Mbeta e habitur si për atë që ka të bëjë me thelbin, ashtu dhe me formën e fjalimit të Kryeministrit.Me thelbin, sepse përfundimisht shkatërrohet sistemi i universitetit publik në favor të universitetit privat, që do të thotë se klientelizmi u mbivendos dhe përcaktoi linjën zyrtare të qeverisjes së Shqipërisë përsa i përket arsimit të lartë në Shqipëri.Kjo do të thotë se do të shikojmë një universitetet publik gjithmonë e më të dobët dhe do të shikojmë një universitet privat gjithmonë e më të financuar nga ana e shtetit që do të fuqizohet nga njëra ditë në tjetrën.Sa i përket formës, mënyra sesi Kryeministri shprehet nuk është absolutisht në standardin e asaj që kërkohet, e gjuhës që duhet të ketë një Kryeministër. Pse e them këtë?Sot pamë sesi akademikët u konsideruan si një çetë keqbërësish, që shkojnë nga njëri klub në tjetrin. Pati dhe lapsuse të llojit që thotë “injorantët që janë në pushtet”.Unë nuk e di se për kë injorantë e ka fjalën Kryeministri, por besoj se gjithmonë duhet të flasë duke u nisur nga vetja e tij.Unë do ta këshilloja që të ndryshonte gjuhën me të cilën ai flet në publik dhe të jetë absolutisht shumë i sjellshëm dhe shumë më i kujdesshëm,” - tha Doda.Oranews.tv