Shqiptari tërheq zvarrë me kamion një të ri, nuk e lejoi të shkarkojë mbeturinat në rrugë

Genoa- Një burrë 28 vjeç është arrestuar për vrasje në tentativë. 28 vjeçari, me origjinë shqiptare, natën e kaluar, mori zvarrë me furgonin e tij një djalosh që i kishte thënë që të mos i shkarkonte në mënyrë të paligjshme mbeturinat në rrugët e Albisola, Bolzaneto.Pronari i një ofiçine dhe djali vunë re se shoferi i furgonit po shkarkonte mbeturinat dhe ata i thanë të ndalej.Shqiptari i dha një grusht burrit dhe më pas kapi djaloshin duke e zvarritur në rrugë me furgonin e tij. Ngjarja u vu re menjëherë nga kalimtarët të cilët telefonuan menjëherë policinë./o.b/oranews.tv/