Kosovë, PDK ofron Vetëvendosjes, Kryeministrinë dhe gjashtë ministri

Kosovë - I mbetur i vetëm e pa partner për bashkëqeverisje, Hashim Thaçi është në gjendje që të shkelë edhe mbi vendimet e tij vetëm që partia e tij të vazhdojë të mbetet në pushtet.Përveç pezullimit të marrëveshjeve me Serbinë, Hashim Thaçi është në gjendje të dorëzojë edhe postin e Kryeministrit e t’ia japë kundërshtarit më radikal të tij, Albin Kurtit, raporton KTV.Të deleguarit e PDK-së i kanë mësyrë në derën e Vetëvendosjes për ta lutur për bashkëqeverisje, duke i ofruar kësaj lëvizjeje kryeministrin dhe gjashtë ministri e shumë kompromise të tjera.“Oferta ka qenë 1 vit e gjysmë qeveri, pezullim i dialogut dhe privatizimit, shuarja e AKP-së, kalimi i të gjitha ndërmarrjeve publike dhe shoqërore në njërën prej ministrive të cilën do ta udhëheqë Vetëvendosje, gjashtë ministri Vetëvendosje, 9 ministri PDK-ja si dhe kryeministri nga Vetëvendosje.Këto kanë qenë ato që kanë arritur në atë letër, të cilat unë personalisht nuk i kam parë dhe nuk i kanë parë njerëzit e Vetëvendosjes si zyrtarë, por na i kanë ofruar përmes kanaleve, sepse ne i kemi refuzuar të gjitha komunikimet dhe ata kanë dashur të tregojnë se është marrëveshja gati, që është e shkruar, që është serioze dhe kanë kërkuar nga ne që kurdo që ne jemi gati për ta bërë këtë diskutim, ne jemi gati të dëgjojmë.Ne nuk e kemi marrë seriozisht, vazhdojmë të mos e marrim seriozisht për shkak të veprimeve të tyre që janë komplet joserioze”, ka thënë për KTV-në, Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes.Deklarimet e fundit të njerëzve të PDK-së se po zhvillojnë takime herë me AAK-në e herë me LDK-nëdhe se janë shumë afër marrëveshjes për bashkëqeverisje, në LDK po i shohin si luftë speciale që po bën PDK-ja, transmeton Koha.net.Ismet Beqiri, në një komunikim me KTV-në, ka thënë se as nuk janë takuar e as nuk e kanë në plan të takohen me PDK-në dhe thotë se nuk do të joshen pavarësisht ofertave që iu ka bërë partia e Hashim Thaçit.Marrë nga Koha.netar.sh/Oranews.tv