Ahmetaj në fabrikën e përpunimit të peshkut: Qeveria do mbështesë bizneset prodhuese
Lezhë- Qeveria shqiptare ka marrë iniciativën për hartimin e një pakete ndihmëse dhe mbështetëse për bizneset prodhuese ne vend.Bujqësia, agroindustria dhe peshkimi do të kenë edhe vëmendjen kryesore në këtë paketë, ku do të pasqyrohen edhe rekomandimet e vetë biznesit.Deklarata ka ardhur nga Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë një vizite në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Lezhë. Ahmetaj shoqërohej në këtë vizitë edhe nga Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi.Duke marre shkas nga mënyra sesi operon kjo fabrikë në Lezhë, e cila importon lëndën e parë, peshkun, që për ministrin Ahmetaj është e habitshme, ka ardhur koha për të promovuar flotat e peshkimit dhe nxitur këtë sektor prodhimtar.Ndërsa Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, tha se iniciativa të tilla që marrin vëmendjen e qeverisë nxisin akoma më tepër prodhimin dhe eksportet vendase.Mbështetja për bizneset prodhuese është pjesë e paketës fason, e cila për Ministrin Ahmetaj ka rezultuar e suksesshme dhe ka rritur ndjeshëm eksportet dhe numrin e të punësuarve.