Kryeministri grek Samaras viziton Berlinin

Kryeministri Grek Antonis Samaras ka një mision të vështirë gjatë kësaj jave, në një vizitë të rëndësishme në Berlin.  Samaras do të ketë një takim jo zyrtar me kancelaren gjermane Angela Merkel të martën,  e ndërsa do të mundohet të fitojë vëmendjen e sa më shumë investitorëve në konferencën Die Ëelt.Pas marrjes së këstit të kredisë, tani qeveria Samaras kërkon kërkon të fitojë besimin e investitorëve që do të përmirësonte klimën për biznes në Greqi."Në këtë vizitë objektivi kryesor është tërheqja e sa më shumë investitorëve" tha një burim nga  stafi i Kryeministrit grek Antonis Samaras.Ndërkohë të dhënat e fundit të Bankës Qendrore Europiane tregojnë rritje të depozitave në Greqi. Sipas këtyre të dhënave depozitat bankare në Greqi u rritën me 408 milionë euro, duke arritur një total prej 161 miliardë euro, nga 160,6 miliardë që ishin. Sipas BQE përmbysja në tendencën e transferimit jashtë shtetit të depozitave bankare, filloi që në muajin qershor 2012.Ekonomia greke ka hyrë në vitin e gjashtë të recesionit dhe papunësisë është rritur ndjeshëm, duke arritur një rekord 26 për qind në muajin shtator, nga 17.5 për qind një vit më parë.