Kosovë, s’ka koalicion PDK-AAK deri në muajin shkurt
Koalicioni i shumëpërfolur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund të “kurorëzohet” pas zgjedhjeve të brendshme të PDK-së.Pavarësisht deklaratave të mëparshme të liderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, se pas festave të fundvitit do të konkretizohet koalicioni me PDK-në, kjo çështje duket se është e pamundur të paktën deri në fund të janarit apo në fillim të shkurtit.Të paktën kështu shpresojnë zyrtarët e AAK-së, të cilët janë të gatshëm të hyjnë në bashkëqeverisje. Ata po ashtu nuk e ka ndryshuar mendimin, se koalicioni i ri do të duhej të nxjerrë qeverinë Haradinaj.Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar mesazhe ditë më parë AAK-së dhe Haradinajt, se oferta e PDK-së do të publikohet pas zgjedhjeve të brendshme në këtë parti politike.Ndërkaq, në deklarimet e mëparshme, kryeministri Thaçi kishte mbrojtur edhe partinë partnere të koalicionit, Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, duke thënë se nuk ka nevojë për koalicion të ri dhe se koalicioni aktual vetëm mund të zgjerohet me ndonjë subjekt tjetër.Ndërkaq analistët politik konsiderojnë se nuk do të ketë koalicion PDK-AAK. Me këtë ide të koalicionit, kryeministri ka nxjerr një "time-out" nga Haradinaj, duke e zhvendos vëmendjen nga aferat qeveritare.