Skandali i Pukës, gjykata e Shkodrës: 6 vjet burg në total për të pandehurit
Shkodër- 6 vjet e 2 muaj burg është dënimi në total i dhënë për të pandehurit e përfshirë në skandalin e korrupsionit në gjykatën e Pukës nga Gjykata e shkallës së parë në Shkodër.Trupi gjykues i kryesuar nga Asim Vokshi vendosi shpalljen fajtor të të gjithë të pandehurve për moskallëzim krimi dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.Konkretisht trupi gjykues i kryesuar nga Asim Vokshi vendosi shpalljen fajtor të të gjithë të pandehurve për moskallëzim krimi dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm duke i dënuar me 1 vit burg për Dëfrim Premçin, 12 muaj për dy avokatët Fahri Xhurxhi dhe Fran Dashi, 14 muaj burg për kancelaren e Gjykatës së Pukës Meliha Kukaj dhe sekretaren Liljana Shkjau.Ndërkohë u dha vendimi edhe për shtetasen Bardhe Pjetri, e cila u dënua me 8 muaj burg, ndonëse në pretencën e saj prokuroria kishte kërkuar që kjo e fundit të përjashtohej nga dënimi.6 nga të pandehurit kanë mohuar të kenë konsumuar veprat penale për të cilët akuzohen nga prokuroria, ndërsa kanë kërkuar pafajësi.Më herët Prokuroria e Shkodrës kërkoi 16 vjet burg për pesË nga të pandehurit lidhur me skandalin në gjykatën e Pukës, të bërë publik 7 muaj më parë.Gjykimi për këta shtetas nisi në Gjykatën e Tiranës, por me një vendim të ndërmjetëm u transferua në Shkodër pasi vepra penale është kryer në Pukë, territor që mbulohet nga Gjykata Shkodër.