Reforma në Arsimin e Lartë, Rama: Nuk i trajtojmë nxënësit dhe prindërit si “Sudja”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2014, 10:52
Në prezantimin e reformës për arsimin e lartë, kryeministri Rama është shprehur se akreditimi do të jetë njësoj, si për universitetet private ashtu edhe për ato publike. Rama deklaroi se nuk mund të trajtohen nxënësit dhe prindëritet si klientët e "Sudes"."Jo akrditim për privatin dhe pranim pa kushte të shtetërorit, por akreditim për të gjithë pa përjashtim. Nëse një universitet nuk plotëson kushtet do t’i mbyllet dera dhe kjo në respect të cdo nxënësi dhe cdo prindëri që paguan lekë. Nuk i trajtojmë studentët dhe prindërit si klientët “Sudjes” dhe “Vehbi Alimuçes”, sepse kjo është tradhëti kombëtare dhe kësaj tradhëti do ti japim fund. Ajo që ka bërë qeveria paraardhëse ka blerë kohë duke bërë një iluzion të madh, duke i bërë të gjithë inxhinierë dhe juristë. Problemi Nuk është universiteti një 5-vjeçar i blerë nga paratë e prindërve."Rama: Arsimi i lartë në Shqipëri do fillojë të ecë në këmbë"Ky është një moment për tu nënvizuar, qeveritë kanë tentuar të vrapojnë përpara se të ecin. Në duam të ecim për të vrapuar. Ky raport është një garanci se arsimi i lartë në Shqipëri mund të fillojë të ngrihet në këmbë dhe të ecë."Rama: Matura Shtetërore duhet ta marrë kush e meritonNë morëm një rezultat të vërtetë nga matura shtetërore që duhet të na bëjë të mendojmë se çka na pret në të ardhen duke patur parasysh që 34% nuk e morën maturën maturën shtetërore, ndërkohë që deri dje ka qenë 5%. Pra rivendosja e një principi të thjeshtë që maturën duhet ta marrë nuk ta japin bëri që 34% të jenë ngelës.Kjo tregon se ka pasur një fiktivitet që në bazë dhe se cfarë mund të presim nga një sistem i arsimit të lartë i cili ka vazhduar me inercinë e nja mature 95% kalues.Akreditimi i Universiteteve, Rama: Në dhjetor rezultate me ato të Maturës ShtetëroreDuke u ndalur te akreditimi i Universiteteve kryeministri Rama deklaroi se është kontraktuar agjencia e akreditimit dhe në dhjetor pritet një rezultat ashtu si i maturës shtetërore."Pavarësisht se shumë zera të arsyeshëm që ne mos e fillojmë procesin e vlerësimit të universiteteve ne e kemi filluar këtë proces, dhe ajo që kemi thënë është bërë realitet. Kemi kontraktuar një ndër agjencitë më të njohura ndërkombëtare që ka filluar punën për të bërë një vlerësim të të gjithë universiteteve që përfundon në muajin dhjetor. Nuk them asgjë të re, që duhet të jemi të përgatitur që ne dhjetor të kemi rezultate me atë të maturës shtetërore, në mos më keq sepse ne e dimë realitetin." Nikolla: Universitet duhe t’i nxjerrim nga politikaMinistria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla e ka konsideruar reformën në arsimin e lartë si një autonomi për të ndërvepruar në treg. Në prezantimin e raportit për arsimin e lartë ministrja Nikolla u shpreh se universitet duhe t’i nxjerrim nga politika.“Rruga që përshkruam sot është garancia se synimi është i qartë ne dëshirojmë nxjerrjen e universitetit nga cepi ku politika e ka hedhur këto vite dhe për ta bëtrë këtë synojmë aleancën e vetme të dobishëm atë të pedagogut me studentin. Reforma synon të mbështesë talentin duke mbështetur studentin”, tha Nikolla.Nikolla: Reforma nuk cënon autonominë e Universiteteve“Kjo reformë vë në qendrë të saj universitetin, jo si një strukturë burokratike dhe si e tillë me një autoni të cunguar, një universitet të ngrirë dhe aspakt të aftë të përballet me sfidat e kohës, sfida ku rrethanat dhe alternativat ndryshojnë më ritëm të përshpejtuar, por kjo reform e sheh universitetin me sytë e studentit dhe pedagogut, cilësi në mësimdhënie. Kjo reformë nuk cënon atonominë e universitetit. Duam që universitetet shqiptare të dalin nga gjumi letargjik, ku autonomia në letra e ka hedhur universitetin në situatën që është sot.“
Permledhja e Raportit Perfundimtar Te KALKSH_MAS
ex/oranews online/