Kryesimi i BE nga Italia, Ambasadori Gaiani: Do ju sjellim investitorë
Italia do të vijojë të jetë një mike e ngushtë e Shqipërisë gjatë rrugës integruese drejt familjes evropiane. Deklarata është bërë nga Vlora nga ambasadori Gajani, pas mbajtjes së eventit gala që përkon me marrjen e presidencës së radhës së BE-së nga Italia.Për Gajanin, mbështetja do të jetë si në procesin e reformave, edhe me sjelljen e investitorëve italiane.“ Do ta mbështesim me gjithë forcën tonë, ashtu sikundër një mik, mund të bëjë kundrejt një miku shumë të dashur. Do ta mbështesim ashtu siç kemi bërë në të kaluarën, do ta mbështesim në rrugën që qeveria shqiptare ka bërë për sa i përket reformave. Ka një interes të madh të biznesit italian për Shqipërinë. Jemi duke punuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që ky interesim të kthehet në diçka më konkrete. Në mënyrë që Shqipëria të futet në optikën, në këndvështrimin e të bërit të biznesit shqiptar, një realitet edhe për sa i përket vendeve të Ballkanit”, tha ai.Ambasadori Italian ka pranuar në një intervistë për Ora News se për Shqipërinë tashmë koncepti ka ndryshuar, cka e ka kthyer vendin në një destinacion me interes të vecantë për turistët.“Sot po flasim për modën, për spektaklin, për kulturën italiane. Kjo është Shqipëria e të sotmes, këtë Shqiëpri duam të shohim ne”, shtoi aiMinistria e Jashtme e Italisë do të vizitojë Shqipërinë më 25 korrik, ku do të prezantohen edhe prioritetet e presidencës së radhës së Bashkimit Europian.