Zgjatën oraret e shërbimit të postës, masa në kuadër të fluksit të sezonit turistik

Lezhë - Filiali i Postës Shqiptare në Lezhë do të zgjasë deri në mbrëmje orarin e shërbimit për qytetarët. Sportelet e saj do të kenë këtë orar edhe në zonat turistike, kryesisht në Shëngjin dhe Shënkoll.Për drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Englantina Mirashi, shumë shpejt do të nisë edhe legalizimi i dokumeteve për studentët që duan të ndjekin studimet e larta në Itali.“Jo vetëm në zyrat qëndrore në qytetin e Lezhës, por edhe në qytetin e Shëngjinit, kemi marrë masa që sporteli atje të jetë më orar të zgjatur, deri në orën 20:00 të mbrëmjes.Kjo ka qënë një kërkesë e Drejtorisë së Qarkut të Lezhës, për efekt të pagesës së gjobave, duke marrë parasysh se Shëngjini është një vend bregdetar dhe numri i turistëve është i lartë.Kemi një marrëveshje me ambasadën italiane për legalizimin e dokumenteve të studentëve që duan të studiojnë në universitetet italaine”- tha Mirashi.Fluksi i qytetarëve në Lezhë që kërkojnë shërbimet e postës ka nisur të vërehet që në këtë periudhe dhe ka tendencë në rritje.