Sulm nga ajri në Gaza, vriten 9 militantë palestinezë

Nëntë militantë palestinez janë vrarë gjatë sulmeve nga ajri në Gaza. Sipas militantëve palestinez të Hamasit, 6 luftëtarë të tyre kanë humbur jetën pas sulmeve të armatosura në Izrael ndërsa 3 të tjerë ndërruan jetë në sulme të tjera.Situata në rajon mbetet ende e tensionuar, pas vrasjes së adoleshentit 16 vjeçar, Mohammed Abu Khdair, i cili është djegur i gjallë një javë më parë. Policia beson se vrasja e adoleshentit ka ndodhur për motive nacionaliste dhe për këtë ka arrestuar 6 të dyshuar hebrenj. Kjo vrasje sipas Palestinës ishte hakmarrje për vrasjen e 3 adoleshentëve izraelitë, trupat e të cilavë u gjetën javën e shkuar.Ushtria e Hamasit ka kërcënuar tani Izraelin, se pas këtyre ngjarjeve do të paguajë një cmim të jashtëzakonshëm.Më herët kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi se do të verë në vend drejtësinë për vrasjen e 16 vjecarit Mohammed Abu Khdair. Pas ceremonisë së varrimit të tij në Jeruzalemin lindor, nisën sërish përplasje të dhunshme mes policisë dhe të rinjve palestinez. ndërsa vetë presidenti I Izraelit, Shimon Perez pritet të zhvillojë një takim për situatën e precipituar të ditëve të fundit, me liderët arabë.