VIDEOLAJM/ Protesta në Tetovë, kampioni i boksit Nuri Seferi godet policin maqedonas?
Në protestën që sot u zhvillua në Tetovë, kundër dënimit me burg të përjetshëm të pesë shqiptarëve, një protestues goditi një polic duke e grushtuar rëndë. Ai përngjanë shumë me kampionin e boksit, Nuri Seferi, i cili kishte paralajmëruar pjesëmarrje në këto protesta.(Në video: Personi që ka ngjashmëri me boksierin, Nuri Seferi, duke u përleshur me policinë maqedonase.)Në momentin kur protestuesit po tentonin të shpërthenin kordonin e policisë, një protestues i guximshëm u përballë me forcat e rendit, duke goditur një polic me grusht në fytyrë, sikurse një profesionist i vërtetë.(Në video: Boksieri Nuri Seferi gjatë një ndeshje boksi.)Në bazë të fotografive ai ngjanë shumë me kampionin shqiptarë të boksit, Nuri Seferi, i cili pas dhunës policore të përdorur ndaj protestuesve shqiptarë dy ditë më parë në Shkup, kishte paralajmëruar se do të nisej nga Zvicra, ku jeton dhe vepron për t’u bashkuar me bashkombasit e tij.