“Banda e Tritolit”, Ndriçim Gjokona i vë flakën krevatit në qelinë e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2014, 12:37
Ndriçim Gjokona, bashkëpunëtori i drejtësisë në historinë e “Bandës së Tritolit”, i ka vënë flakën krevatit të tij në qelinë e paraburgimit.Fatmirësisht Gjokona nuk pësoi dëmtime nga zjarri por i janë shkaktuar probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.Gazetari ynë Xhevahir Zhabina raporton se ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe pse Gjokona ka ndërmarrë këtë akt.Ndërkohë që zjarri ka krijuar panik të personat e tjerë që ndodheshin në zonën ku u vu zjarri.Ndërkohë Gjokona akuzohet si bashkëpunëtor i vrasësit Julian Sinanaj.