Elbasan, Inspektoriati Ndërtimor prish objektet ku do të kryhen investime publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2014, 12:54
Elbasan-Inspektoriati i Ndërtimit pranë Bashkisë ka ndërrmarrë një aksion për prishjen e të gjitha objekteve ku do të kryhen investime publike.Shefi i këtij inspektoriati Aurel Kaja pohon se “me vendim edhe të Këshillit të Ministrave, edhe në bashkinë e Elbasanit ka nisur prishja e të gjithë objekteve të cilët janë shpronësuar nga qeveria, për t’i hapur rrugë investimeve publike”.Po sipas Kajës aksioni i cili ka nisur sot në një nga qendrat e qytetit shumë pranë Tatim Taksave, do të vijojë edhe në tre lagje të tjera ku në total do të prishen 90 objekte të shpronësuara”.Inspektoriati më herët ka lajmëruar pronarët e objekteve kryesisht dyqane dhe banesa dhe deri më tani nuk është hasur asnjë rezistencë nga këto të fundit.