Berisha në fb: Rama shpifi dhe trilloi për diplomacinë shqiptare

Përjashtimi i tre ambasadorëve në punimet e konferencës 3-ditore që organizoi ministria e Jashtme, ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Berisha, i cili është shprehur se Rama, shpifi dhe trilloi për diplomacinë shqiptare.Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha shkruan: “Rama urren këta diplomatë dhe me gjuhën e dajos se tij i quan dhe "hajvanë" sepse ata kanë luajtur rol të pazëvendësueshëm në firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit, në anëtarësimin e vendit në NATO, në heqjen e vizave, në rekomandimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat”.Berisha shkruan më tej për Kryeministrin Rama se bëri greva urie dhe protesta për të bllokuar heqjen e vizave.“Bëri greva urie dhe protesta për të bllokuar heqjen e vizave, bllokoi me tre ligjet dy herë statusin e vendit kandidat”- shkruan Berisha.Reagimi i plotë i Berishës në FacebookTë dashur miq, me gjuhën e urrejtjes të mekuar nga dajë Koleka dhe mashtrime të një ordineri iu drejtua dje Edvin Kristaq Rama ambasadorëve të vendit tonë. Ai, me tone përçmuese, shpifi dhe trilloi për diplomacinë shqiptarë, e cila pavaresisht nga problemet dhe mangesitë, e udhëhequr nga interesi kombëtar dhe integrimi i vendit ka përmbushur me përgjegjësi të lartë misionin e saj.Është kjo diplomaci dhe këta ambasadorë, që më përkushtim të madh bënë gjithçka në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës dhë njohjeve ndërkombëtare të saj, ndërkohë që neo-bllokmeni Edi Rama vendoste çelësin e artë të Tiranësnë gjoksin e albanofobit famezi Bregovic. Rama urren këta diplomatë dhe me gjuhën e dajos së tij i quan dhe "hajvanë" sepse ata kanë luajtur rol të pazëvendësueshëm në firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit, në anëtarësimin e vendit në NATO, në heqjen e vizave, në rekomandimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Ndërkohë që ai vetë fuste bilbila dhe bori në parlament për të bllokuar firmosjen e MSA, protestonte me portrete të Enver Hoxhës kundër anëtarësimit në NATO, bëri greva urie dhe protesta për të bllokuar heqjen e vizave, bllokoi me tre ligjet dy herë statusin e vendit kandidat.Rama mashtroi si ordiner kur hapi mbledhjen, duke gënjyer se nuk ka patur protokoll me parë për kryetarin e opozitës ndërkohë qe ai vetë prej shtatë vitesh, me vendim të Këshilit të Ministrave, është trajtuar si një ministër, madje me mbrojtje përsonale dhe të banesës dhe protokoll të njëjtë në levizjet jashtë vendit. Midis atyre diplomatëve që ofendoi Rama dje duke i quajtur "hajvaneë" etj etj, natyrisht ka prej tyre që kanë të meta dhe dobësi, por midis tyre nuk ka vrasës, përdhunues apo trafikantë si në kupolën e PS. Asnjë prej tyre nuk vuan nga çregullime psikoafektive dhe karakteriale siç vuan vetë Rama! sb berisha fcb m.p/oranews.tv