Tragjedi në Itali, qëllon gruan, djalin dhe më pas veten

Itali - Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Peruxhia në Itali. Një 31 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj ish-bashkëshortes së tij, djalit të tij vetëm 2 vjecar dhe një mikeshës së ish-gruas.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, teksa 31 vjeçari ka qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës së ish-bashkëshortes së tij, teksa ato po hipnin në makinë, duke i plagosur rëndë ndërsa më pas ka drejtuar pistoletën nga vetja duke u vetëvrarë.Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ndërsa djali 2 vjeç u transportua me helikopter për ndihmë më të specializuar në Firenze.Sipas hetimeve të para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie, pasi autori i ngjarjes nuk e lejonte ish-gruan e tij të bënte jetën e saj, pavarësisht ndarjes. Kjo e fundit po ikte në pishina për të kaluar atje të dielën por ai e ndiqte gjithnjë nga pas.