Cani raporton në Komisionin e Ekonomisë, PD: Po prish balancën e borxhit

Tiranë - Miratohet mes debateve, huaja e BERZH-it, e cila kap vlerën 220 milionë dollarë.Deputeti i opozitës, Sherefedin Shehu, akuzoi Ministrin e Financave Shkëlqim Cani se po shkatërrohen balancat e borxhit publik, pasi huatë po merren vetëm për asistencë  dhe jo për investime; gjithashtu, ai akuzoi se është prishur edhe buxheti afatmesëm."Ju keni prishur atë që është më e rëndësishme," - tha ai, - "sistemin e buxhetimit afatmesëm. Ju si ministër nuk keni më dorë mbi investimet publike, sepse jua ka marrë Ministri i Ekonomisë. Kështu që me këtë kredi do të fitohen edhe njëhërë ato gjëra, jemi kthyer në vitin zero dhe me këto para nuk do të prodhohet asgjë. Mbi të gjitha, ju keni prishur raportin bazë të borxhit , që është raporti borxh - investime publike."- theksoi ai.Nga ana tjetër, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se kjo hua do të shërbejë si asistencë teknike për financat shqiptare dhe merret me interesa shumë të përshtatshme.Oranews.tv