Fier, lulëzojnë kooperativat kapitaliste, kanë lehtësira ligjore e përfitime më të mëdha

Shoqërive të bashkëpunimit bujqësor u është dhënë prioritet si në skemën e subvencionimit të fermerëve të këtij viti por edhe në lehtësirat fiskale.Duke u ndalur në përfitimet dhe lehtësirat që sjell krijimi i një shoqërie të tille, përgjegjësi i sektorit këshillimor pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë pohoi se janë evidentuar grupe fermerësh me interesa të përbashkëta për të koperuar në shoqeri të bashkëpunimit bujqësor.“Jane ngritur deri tani 4 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, një në Topojë, një në Zharrëz, një në komunën Ruzhdie dhe një në komunën Qëndër. Janë evidentuar dhe 5-6 grupe të tjera të cilat specialistet e bujqësisë janë duke punuar me këto grupe për ti nxitur dhe për ti asistuar që të vazhdojnë edhe këto në proçesin e ngritjes së shoqërive të bashkëpunimit bujqësor duke treguar anët e mira, rendesinë që kanë dhe prespektivën e këtyre koperativave kapitaliste.Edhe në politikat e qeverisë veçanërisht në skemat mbështetëse të ketij viti në të cilën shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor kanë pasur prioritet në aspektin e përfitimit, edhe në ligj theksohet që këto shoqëri të bashkëpunimit bujqësor do të kenë lehtësira fiskale”-  shprehet përgjegjësi i sektorit këshillimor.Në rang Qarku, Fieri ka 8 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor të regjistruara pranë QKR, ndërsa interesimi i fermerëve dhe tendenca drejt hapjes së koperativave të tilla është në rritje krahasuar me një vit më parë.