Durrës, përplasen 5 automjete, bllokohet qarkullimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2014, 19:12
Durrës-Pesë automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00. Sipas burimeve të policisë fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të plagosur.Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi për disa minuta.Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.