Berat, zhvillohet kampionati 38 i qitjes me pjatel, përfaqësuesit e Kuçovës, fitues të garës

Berat - Të apasionuarit pas sportit të qitjes kanë mundur të ndjekin nga afër kampionatin kombëtar të garave të pjatelit. Ka qënë Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë që ka mundësuar zhvillimin e kampionatit të 38 Kombëtar të garave me pjatel.Përfaqësuesi, Themi Perri, vlerësoi suksesin e këtij kampionati i cili mbahet për herë të katërt në qytetin e Beratit.Në këtë kampionat, mes 15 ekipeve më të mira në shkallë vendi, u shpallën fitues përfaqësuesit e Kuçovës.