Shkodër, stina e zjarreve, emergjencat plan masash kundër dëmeve
Shkodër-Rriten masat për parandalimin e zjarreve gjatë stinës së verës në masivet pyjore dhe kullota. Drejtori i emergjencave civile pranë prefekturës së Shkodres Pëllumb Dani thotë se është hartuar një grafik pune, por njëkohësisht kërkohet edhe bashkëpunimi i komunitetit dhe njesive vendore.Më problematike gjatë stinës së verës në vendin tonë janë zjarrvëniet e qellimshme për hapje të kullotave të reja, duke shkaktuar dëme të mëdha në kurorën e gjelbërt. Dani evidenton edhe zonat që janë më problematike.Vitet e shkuara, dëmet nga zjarret kanë kapur shifrën e 15 milion lekeve, ku siperfaqet e përfshira nga flakët i kalonin 1.200 ha. Rrethi i Pukës dhe Malesia e Madhe janë 2 zonat me problematike, që gjatë verës shënojnë edhe me shumë vatra aktive.Për ndërhryje në këto zona shpesh janë nevojitur helikopterë, pasi nga rruga për shkak të terrenit të veshtirë malor ka qënë e pamundur.Edhe për policine në këtë periudhe lind detyra e rritjes së masave, ku përsonat përgjegjës për zjarrvënie të qëllimshme te identifikohen dhe vihen para përgjegjësisë, pasi përvoja e viteve të shkuara ka qënë e hidhur, ku shume raste kanë mbetur pa autor.