Poroshenko flet për Sllovianskun: Nuk është fitore totale, ka ende rebelë në qytet

Ukrainë - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se jo i gjithë Slloviansku është nën kontroll të forcave ushtarake ukrainase, ndonëse gjenden në pjesën më të madhe të rajonit. Poroshenko tha se kjo nuk mund të konsiderohet në fitore totale por gjithsesi sipas tij, është kjo lëvizje ka një rëndësi simbolike pasi hapi një kapitull të ri në rajonin që përgjatë 3 muajve të fundit është përfshirë nga konflikti.Pasi pakti 10 ditor i armë-pushimit nuk u zbatua, forcat qeveritare kanë arritur që përgjatë fundjavës të fitojë territor të konsiderueshëm, pas nisjes së ofensivës këtë javë në Donjetsk dhe Luhansk. Por megjithatë rebelët pro-rusë ende mbajnë nën kontroll 2 rajone kryesore dhe disa zona të tjëra.Gjatë një dalje publike në televizionin shtetëror, kreu i shtetit tha se kjo nuk është një fitore e plotë dhe nuk mund të hedhim fishekzjarre. Por pushtimi i Sllovianskut nga grupet kriminale, të cilët ishin të armatosur, ka një rëndësi të madhe simbolike.Ky është vetëm fillimi i një pike kthese në luftën kundër militantëve, tha Poroshenko. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria tashmë është në Slloviansk dhe ka ofruar edhe ndihmë humanitare.Konflikti i armatosur në kufirin lindor mes dy vendeve nisi në prill, kur separatistët shpallën pavarësinë e rajoneve të Donjetskut dhe Luhanskut. Por kriza në Ukrainë nisi më herët, kur presidenti në atë kohë i Ukrainës, Viktor Yanukovych vendosi të mos nënshkruajë një marrëveshje me BE-në.Ky vendim çoi në protesta të dhunshme në rrugët e Kievit, duke e detyruar Yanukovich të arratiset nga vendi. Këto zhvillime zemëruan Rusinë, e cila pak ditë më pas aneksoi rajonin e Krimesë.