Rreziku që vjen nga shinat e trenit, mungon sinjalistika, problem grabitja e trasesë
Kryqëzimi i rrugës automobilistike me shinat e trenit, kthehet në njw rrezik serioz për jetën e qytetarëve në Fushë-Mamurras, pasi në këtë pikë nuk ekziston asnjë sinjalistikë që të ndaloj lëvizjen e automjeteve kur afrohet treni.Për drejtuesit e automjeteve kryqëzime të tilla të rrugëve, janë kthyer në burim aksidentesh. Ndërkohë që si pasojë e moskujdesit, hekurudha po degradon nga dita në ditë, pasi po grabiten shinat për skrap duke rrezikuar edhe daljen e trenave nga shinat.Probleme me sinjalistikën në zonën e Fushë-Krujës konstatohen edhe në superstradën Thumanë - Laç. Ky segment rrugor është bërë pre e grabitjes së elementëve sinjalizues si dhe mureve ndarëse të rrugës. Aktualisht në këtë superstradë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të riparuar dëmet .