Presidenti nderon ipeshkvin e Sapës: Me këtë shëmbull të presim Papa Françeskun

Shkodër-Presidenti i Republikes Bujar Nishani mori pjesë në meshën e së dielës në katedralen "Nënë Tereza", në bashkinë Vau -Dejës të Shkodrës. Kjo vizitë lidhej me nderimin që kreu i shtetit i bëri të gjitha vuajtjeve që ka kaluar populli i kësaj zone për të ruajtur traditat dhe besimin, por në të njëjtën kohë edhe për të vlerësuar me titullin e lartë "Nënë Tereza", ipeshkëvin e Sapës, imzot Luçian Agustinin.Nishani u ndal edhe tek pritja e Papa Françeskut, që sipas tij do të bëhet nën këtë shëmbull të bukur të kësaj zone.“Vau i Dejës për nga historia ka një vlerë të rrallë, jo thjesht për prezencën e 4 kalave por mbi të gjitha sepse luftëtarët e kësaj zone kanë mbrojtur me vetëmohim besimin e tyre fetar, traditat e zonës nga pushtues të ndryshëm në shekuj. Imzot Agustini duke njohur kontributin tuaj për ruajtjen dhe promovimin e harmonisë dhe respektit fetar dhe njerëzor unë ju lus që të vijoni me këtë frymë. Me këtë shembull si dhe me mikëpritjen tonë do ta presim vizitën historike të Papa Françeskut në vendin tonë si një vizitë e veçantë vlerësuese dhe inkurajuese për cdo shqiptar.Pas marrjes së titullit të lartë "Nënë Tereza", ipeshkëvi i Sapës imzot Luçian Agustini dha edhe një mesazh për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Në bashkë-kremtimin e meshës ishin të pranishëm edhe ipeshkvinjte e Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe nunci Apostolik në Shqipëri imzot Ramiro Molinar Ingles. Përveç besimtarëve, ra në sy prezenca e deputetëve të parlamentit shqiptar Mark Frroku dhe Nard Ndoka, si dhe drejtues vendorë.