Shenasi Rama: Nuk ka më patriotë se shqiptarët e Iliridës, shembulli i tyre do ndjekur
Tiranë – Shenasi Rama, pedagogu i njohur i Politikës në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA, nuk ka lënë pa i gjykuar protestat e shqiptarëve në Maqedoni dhe i ka vlerësuar ato me superlativa dhe s'i shembull "që duhet ndjekur dhe respektuar".Rama ka hequr një paralele ndërmjet protestave për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni me ato të dhjetorit 1999 në Shqipëri dhe luftën e UÇK-së në Kosovë.Ja çfarë shkruan ai në mesazhin e publikuar sot në Fb:“Nuk ka më patriotë e atdhetarë se shqiptarët e Iliridës. Prandaj përpjekja e dikujt për ta ngjyrosur dhe paraqitur protestën shqiptare në Çairin e Shkupit, me ngjyra të tjera, është një shenjë dëshperimi nga ana e tyre dhe një tregues i frikës që i ka kapur.Ajo që po ndodh tregon qartë artificialitetin e shtetit të Maqedonisë. Dalja e popullit shqiptar në rrugë dhe përplasja e tij me shtetin dhe politikën, siç po ndodh në Shkup, është një shenjë e qartë se politika dhe politikanët që pretendojnë t’i përfaqësojnë, kanë dështuar.Fatkeqësia ështe se politikanet dhe politika e shqiptareve ne Iliridë jane larg interesave te shqiptareve.Njelloj si gjithkund tjeter ne trojet tona, ku parite bëjne te kunderten e asaj qe duhet!Ne Tirane e perdoren “Dhjetorin 1990” per me ndertue nje sistem kriminal e oligarkik; ne Kosove e perdoren UÇK per me mbushe xhepat dhe me u korruptue deri ne palce; ne Maqedoni e perdoren luften per me na lane nen te tjeret.Eshte nje shenje krenarie per nje popull qe gjen force e proteston si shqiptaret ne Çair. nje shprehje e qarte e vullnetit popullor dhe nje shembull me u ndjeke dhe respektue,”- përfundon Rama.ar.sh/Oranews.tv