Kriza në Irak, Kerry zotohet për mbështetje të fortë kundër Isis

Irak- Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u bëri trysni udhëheqësve kryesorë shiitë të Irakut për të krijuar një qeveri më gjithëpërfshirëse, përballë rebelimit të militantëve suni, të cilët kanë pushtuar territore të gjera në veri dhe në perëndim të vendit.Kryediplomati amerikan bëri një vizitë të panjoftuar më parë në Bagdat dhe pati një takim prej më shumë se një orë e gjysmë me kryeministrin Nuri al-Maliki, me një klerik kryesor shiit dhe me dy deputetë të rëndësishëm suni.Ndërsa po dilte nga takimi me udhëheqësin irakian, zoti Kerry i quajti bisedimet "të mira" por nuk dha hollësi.Sipas zyrës së kryeministrit irakian, zoti Maliki i tha sekretarit Kerry se përparimi i militantëve të ISIL-it përbën kërcënim jo vetëm për Irakun por edhe për paqen rajonale dhe ndërkombëtare. Ai bëri thirrje për goditje ajrore amerikane kundër kryengritësve. SHBA po e shqyrtojnë këtë mundësi, por nuk kanë rënë dakord.Një nga zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se qeveria irakiane ka ofruar “garanci të pranueshme” për mbrojtje ligjore për 300 këshilltarët ushtarak amerikanë që planifikohet të dërgohen në Irak , për t’i ndihmuar këtij shteti në luftën kundër militantëve Sunni.“Kryeministri irakian, Nuri al Maliki e ka informuar Uashingtonin për këto garanci përmes një note diplomatike”, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest gjatë një konference të sotme me gazetarë.Earnest i ka qujtur këto garanci si “adekuate” për “misionin e përkohshëm këshillues” të amerikanëve në Irak.Administrata e Obamës ka thënë se tërheqja e plotë e trupave amerikane në vitin 2011 ndodhi për shkak se qeveria irakiane kishte refuzuar t’i jepte personelit ushtarak amerikanë në Irak imunitet prej ndjekjes penale.Kerry diskutoi për Irakun dhe kërcënimin që përbën Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit kur u takua dje me homologët e tij në Egjipt dhe Jordani. Ai u tha gazetarëve në Kajro se nëse irakianët duan një qeveri më gjithpërfshirëse, Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë.Marre nga Zeri i Amerikes