Forcat special amerikane mbërrijnë në Irak, në ndihmë kundër militantëve
Trupat e para ushtarake amerikane kanë zbarkuar në Irak për të asistuar ushtrinë irakiane në luftën gjithnjë e në rritje kundër militantëve. Sipas Pentagonit, ata kanë mbërritur dhe kanë nisur punën në terren.150 ushtarë për operacionet speciale, mbërritën një javë pasi presidenti Barack Obama premtoi që do të ndihmonte Irakun. Pjesa tjetër e ushtarëve, pra 150 të tjerë pritet të mbërrijnë ditët në vijim.Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, gjatë vizitës së tij dy ditore në Irak për thirrje për bashkim, në mënyrë që të mposhten rebelët e grupit ISIS, të cilët kanë aktualisht nën kontroll pjesën më të madhe të qyteteve irakiane.Një tjetër personel i ushtrisë amerikane, rreth 90 persona, do të punojnë në Bagdad për të hartuar një linjë të re operacionale kundër rebelëve, duke ngritur aty një qendër komande. Edhe një herë administrata Obama u kujdes të theksojsë së forcat ushtarake amerikane nuk do të ndërhyjnë ushtarakisht në këtë konflikt por do të këshillojnë trupat irakene.Qeveria në Irak kërkoi ndërhyrje ushtarake nga ajri nga SHBA-të, por presidenti Obama theksoi se Amerika nuk do të mbajë asnjë anë në këtë konflikt sektarian por do të përpiqen që të gjejnë një zgjidhje diplomatike për të.Sipas grupit të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, vetëm nëmuajin qershor, nga ky konflikt kanë humbur jetën 1075 persona, shumica e tyre civilë.Një ditë më parë nga terreni, kryediplomati Kerry theksoi se një Irak i bashkuar është një Irak më i fortë.Ndërkohë sipas mediave vendase, mëngjesin e kësaj të mërkurë rebelët kanë arritur të sulmojnë e të marrin nën kontroll edhe bazën ajrore të Al-Bakr, në veri të Bagdadit.