SHBA – “General Motors” premton një milionë dollarë për çdo të vdekur

Detroit - Prodhuesi amerikan i automobilave, “General Motors” do të japë të paktën një milionë dollar për çdo vdekje që ka ndodhur për shkak të aksidenteve që kanë të bëjnë me mosfunksionimin e kontrollit automatik të shpejtësisë, që e kanë detyruar prodhuesin amerikan të tërheqë nga tregu 2,6 milionë automete pas gjetjes së difektit.Sipas modaliteteve të fondit të dëmshpërblimit të deklaruar sot nga avokati Kenneth Feinberg, kompania e automjeteve propozoi gjithashtu 300 mijë dollarë për çdo bashkëshortë, ose bashkëshorte, të mbijetuar si dhe 300 mijë dollarë për çdo person që ka pasur nën përkujdesje ndonjë nga viktimat.Prodhuesi i automobilave, amerikani “General Motors” tërhoqi, para një muaji, nga tregu rreth 2,6 milionë automjete nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve të ndryshme mekanike, kryesisht për frena hidraulike difektoze dhe kontrollit automatik të shpejtësisë.Të paktën 13 aksidente që kanë shkaktuar dy të plagosur kanë të bëjnë me këtë difekt, thekson GM-ja, që ka marrë shumë ankesa nga klientët, sipas një komunikate.GM-ja kishte tërhqur rreth shtatë milionë automjejete që prej fillimit të këtij viti për shkak të problemeve të ndryshme mekanike.Marrë nga ATSHar.sh/Oranews.tv