Ukrainë, deputeti Gritsenko: Putin do të vritet nëse vjen në Kiev
Një deputet që dikur ka mbajtur edhe postin e ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës i ka dërguar një mesazh të fortë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kur në një televizion vendas deklaroi se ai do të vritet nësë shkon në Kiev. Madje për Anatoly Gritsenko, ky veprim i atyre që ai i konsideroi patriot do të ishte i justifikuar plotësisht."Besoj se ka patriotë të cilët do ta vrasin atë dhe kjo do ishte gjëja e duhur për t'u bërë"- ka thënë Gritsenko dhe më tej ka mbrojtur deklaratën duke vijuar sulmin ndaj kreut të Kremlinit."Putin nuk do të ndalet. Ai nuk e do vetëm Ukrainën, por edhe shtetet baltike dhe vendet e tjera", shton Gritsenko i cili ka qenë dy herë kandidat në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, më 2010 dhe 2014.Duke quajtur Presidentin Rus një fashist, Gritsenko shtoi se nuk mund ta imagjinojë që Vladimir Putin të vijë në Ukrainë ku të paraqitet si mbreti i zgjidhjeve.Unë besoj se ata që janë patriotë do të dilnin vullnetarë për ta vrarë atë, dhe kjo do të ishte gjëja e drejtë për tu bërë, ripërsëriti ai.Gritsenko nuk është treguar i butë as me presidentin aktual të Ukrainës, Petro Poroshenko, të cilin e akuzoi se ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve përballë njësive të ushtrisë që janë angazhuar në operacione në lindje të vendit.