Hong Kong, protesta për demokraci, mbi 500 të arrestuar

Hong Kong - Një tubim madhështor është zhvilluar në Hong Kong në mbështetje të demokracisë. Protestuesit, të mbledhur në tubimin vjetor, kërkuan liri të plotë zgjedhore.Organizatorët thanë se 510 mijë persona morën pjesë në këtë tubim, ndërsa Policia deklaruan se të pranishëm ishin rreth 100 mijë.Pas një manifestimi paqësor, me qindra protestues qëndruan në qendrën e biznesit në qytet. Policia ndërhyri, pasi e cilësoi të paligjshëm këtë grumbullim, shpërndau protestuesit duke arrestuar edhe 511 prej tyre, 351 burra dhe 160 gra.Pas një marrëveshjeje mes Britanisë dhe Kinës, në vitin 1997, Hong Kongu i kaloi sërish Kinës dhe u ra dakord që të qeverisej sipas parimit " një vend - dy sisteme", ku qyteti do të gëzonte një shkallë të lartë autonomie, me përjashtim të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, për 50 vjet.Sipas analistëve, këto protesta tregojnë qartë pikëpamjet e ndara mbi zhvillimet demokratike të vendit mes aktivistëve dhe Qeverisë kineze. Hong Kongu ka sistemin e tij ligjor, ku garantohet liria e fjalës dhe e drejta e tubimit.Oranews.tv