FBI shpëton 168 fëmijë të rrëmbyer dhe të trafikuar

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se kanë arritur të shpëtojnë 168 fëmijë dhe kanë arrestuar 281 persona të përfshirë në një rrjet të gjerë kriminal, që merreshin me trafikun e fëmijëve, në një operacion që është shtrirë në disa shtete.Lajmi u bë publik për mediat nga FBI amerikane."Fëmijët tanë nuk janë për tu shitur" tha drejtori i FBI-së, James Comey teksa publikoi edhe rezultatet e zyrës së Operimit.Në këtë operacion morëm pjesë disa agjenci, në më shumë se 100 shtete si vendet më të prekura nga trafikimi dhe abuzimi seksual me të mitur."Këta janë fëmijët tanë, fëmijët e Amerikës. Ky nuk është opercioni ynë i parë dhe nuk do të jetë as i fundit" tha Comey.Ky është operacioni i 8-tëi menaxhuar dhe drejtuar nga FBI, e cila deri më tani ka arritur të zbulojë dhe të shpëtojë 3600 fëmijë të trafikuar ndërsa ka arrestuar në 11 vitet e fundit, 1450 persona si të përfshirë në këtë trafik.Zyrtarë të FBI-së, bënë të ditur gjithashtu se fëmijët që janë shpëtuar së fundmi, të moshave 6 deri në 13-14 vjec, do t’i nënshtrohen terapive dhe kujdesit mjekësor.Nga mijëra fëmijë të raportuar të zhdukur nga familjet, vetëm 2 rezultojnë ende të zhdukur, pasi sipas policisë, mund të kenë tentuar të arratisen vetë dhe është shumë e vështirë të gjenden.