Vidhen dosjet mjekësorë të pilotit Michael Schumacher
Dosjet mjekësore të ish kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, mund të dalin në shitje.Lajmi është bërë publik nga ekipi menaxhues i tij.Menaxherja Sabine Kehm ka paralajmëruar se dokumentet për gjendjen shëndetësore të Schumacher përgjatë këtyre muajve mund të dalin në shitje por ajo saktësoi se në fakt dosjet janë vjedhur nga ambjentet e spitalit dhe kërcënoi se do të ngrejë padi kriminale ndaj cdokujt që ishte atje dhe ndaj çdo media që do t’i publikojë këto informacione konfidenciale.Në një deklaratë për mediat, menaxherja Kehm tha: "Prej disa ditësh, kartela mjekësore dhe të dhëna personale të Michael janë vjedhur dhe disa prej tyre janë ofruar edhe për tu shitur në disa media”."Ne nuk mund t’i gjykojmë këto dokumente, nëse janë autentike por gjithsesi nga spitali na është konfirmuar se kartela e ish kampionit është vjedhur. Gjithsesi, gjithcka që do të publikohet, do të përballet më pas me akuza kriminale dhe dëmtim nga publikimi i jetës private.Është ende e paqartë se çfarë përmbajnë këto dosje dhe askush ka lidhje me këtë histori.Ekipi menaxhues i Schumacher deklaroi një javë më parë se kampioni i F1, e la përfundimisht spitalin "Grenoble" në Francë dhe se gjendja e tij po stabilizohet dalëngadalë. Ai është transferuar të hënën e shkuar në spitalin "Lausanne" në Zvicër.7 herë kampioni i botës, qëndroi në gjendje kome për më shumë se 6 muaj, duke humbur edhe 20 kg nga pesha e tij. Schumacher u lëndua rëndë pas një aksidenti me ski në aplet franceze më 29 dhjetor.Familja dhe ekipi i tij menaxhues u përpoq të mos e mediatizonte historinë dhe kërkoi bashkëpunimin e mediave, duke theksuar se procesi i rehabilitimit duhej të zhvillohej larg syve të publikut, proces i cili sipas mjekëve, mund të kërkojë muaj por ndoshta edhe vite. Schumacher u tërhoq në vitin 2012, pas 19 vitesh karriere në pistën e garave.Ai fitoi dy trofe me Benetton në 1994 dhe 1995, përpara se të lëvizte tek Ferrari në 1996 dhe të fitonte rresht 5 tituj kampionë deri në 2000.