Liderët e Unionit 'injorojnë' Camerun, Junker President i Komisionit Europian

Bruksel- Liderët europianë kanë emëruar sot në samitin e Brukselit ish-kryeministrin e Luksemburgut , Zhan-Klod Junker, si Presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Emërimi i tij erdhi pavarësisht kundërshtimit të fortë dhe kërcënimeve të Britanisë së Madhe.Sipas kryeministrit birtanik, David Cameron, Juncker do ti shtrëngojë të gjitha politikat e unionit dhe mund të bllokojë edhe reformat e rëndësishme të BE-së.Juncker është përzgjedhja e Partisë Popullore Europiane, e cila fitoi mazhorancën në zgjedhjet europiane të majit.Në samitin e sotëm në Bruksel, pritet gjithashtu të firmosen edhe marrëveshjet e rendësishme tregtare me 3 vende të ish Bashkimit Sovjetik, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.Sipas kësaj marrëveshjeje, tashmë këto 3 vende duhet të përmbushin me përpikmëri të gjitha standartet europiane, rregullat e reja, kontrolle dhe konkurrencën në tregun e lirë.Por cilat janë hapat që do të ndiqen më pas? Nga datat 1-3 korrik, do të mbahet në Parlamentin e ri Europian, sesioni i ri pas zgjedhjeve të majit.Më pas në një tjetër samit 3 ditor, nga datat 14-17 korrik, pritet që të zhvillohet edhe votimi sa i përket kandidaturës së Juncker për në krye të institucionit më të lartë fianciar.Më pas në shtator, pritet që të zgjidhen të 28 anëtarët e Komisionit të ri Europian, një për secilin shtet anëtar të BE-së.Në tetor, parlamenti voton për ekipet e reja të komisionit dhe në muajin nëntor, pritet që Komisioni Europian të fillojë zyrtarisht punën, paralelisht me shefin e ri të politikave të jashtme të BE-së dhe me Presidentin e Këshillit të Europës.