Ukraina firmos marrëveshjen me BE, këshilltari i Putin: Poroshenko nazist
Rusi- Një këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kievit dhe Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje mes këtij të fundit të Bashkimit Europian.Sergei Glazyev tha se Poroshenko është një "nazist" dhe se kjo marrëveshje që ai do të nënshkruajë më BE-në, është ilegjitime. Glazyev tha se është Europa ajo që po e detyron Ukrainën të firmosë këtë pakt."Europa organizoi një kryengritje ushtarake ën Ukrainë, ajo vendosi të vërë në krye të shtetit një nazist. Kjo qeveri naziste po bombradon lindjen, rajonin më të madh të vendit".I pyetur nëse ai mendon vërtet se Poroshenko është një nazist, ai tha: "Sigurisht që po". Këshilltari i Putin madje tha se Europa është e pushtuar nga euphoria. Sipas tij, edhe Presidenca e Poroshenkos është ilegjitime.Gjatë ditës së sotme, presidenti Poroshenko pritet të firmosë një marrëveshje asosacioni me BE-në, në samitin mes liderve që do të zhvillohet në Bruksel.Sipas kësaj marrëveshje, shkëmbimi i zjarrit dhe trazirat në lindje të Ukrainës, ku prej muajsh rebelët pro-rusë po luftojnë me forcat qeveritare, do të marrë fund.Pakti i shpallur një javë më parë nga Presidenti ukrainas, i cili pritet të afrojë Ukrainën edhe më shumë me perëndimin, ekonomikisht por edhe politikisht, vjen në mes të një krize në të cilën ndodhet vendi ndaj dhe kundërshtohet fort nga Rusia.Kjo marrëveshje madje u kundërshtua fort nga paraardhësi i Poroshenkos, Viktor Janukoviç, gjë që çoi edhe në protesta të ashpra popullore.Dita e sotme është vërtet e rëndësishme për Ukrainën dhe liderët e saj politikë ,pasi marrëveshja e sotme pritet të forcojë marrëdhëniet e saj me Europën.Teksa mbërriti në Bruksel, Kreu më i ri i shtetit e përshkroi 27 qershorin si një ditë historike, madje ditën më të rëndësishmë për vendin që nga shpallja e pavarësisë në 1991, një ditë e cila do ti ofrojë vendit një perspektivë të re për të ardhmen, duke shpresuar edhe në një kthesë në marrdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë.Ndërkaq militantët pro-rusë kanë liruar pas një muaji, 4 vëzhgues ndërkombëtarë të OSBE-së, të mbajtur peng që nga muaji maj.Më shumë se 420 persona, shumica ushtarë ukrainas kanë humbur jetën gjatë luftimeve në lindje, që nga muaji prill.