Rebelët “ISIS” shpallin "shtetin islamik" në Irak e Siri

Grupi militant islamik Isis ka deklaruar se po vendos një kalifat apo shtetin islam në territoret që ka nën kontroll në Irak dhe Siri.Gjithashtu, ISIS shpalli udhëheqesin e grupit, Ebu Bekr el-Bagdadi, si kalif dhe "udhëheqës për muslimanët kudo."Vendosja e një kalifati të sunduar nga ligji i rreptë islamik ka qenë prej kohësh një objektiv i shumë xhihadistëve.Ndërkohë, ushtria e Irakut vazhdon ofensivën për të rimarrë qytetin verior të Tikritit nga rebelët e drejtuara nga Isis.Kryengritësit e kapën qytetin më 11 qershor dhe përfshinë pjesët më të mëdha të Irakut veri-perëndimor.Në një krah tjetër, Izraeli ka bërë thirrje për krijimin e një shteti kurd të pavarurIsis (Shteti Islamik në Irak dhe Levant) shpalli themelimin e kalifatit në një regjistrim audio të postuar në internet. Grupi tha se shteti musliman do të shtrihet nga Aleppo në Sirinë veriore deri provincën Diyala në Irakun lindor.Ebu Bekr el-Bagdadi, tha grupi, do të bëhet udhëheqës i shtetit dhe do të jetë njihet si "Kalifi Ibrahim."Në regjistrim, rebelët kanë kërkuar gjithashtu që të gjithë myslimanët "të premtojnë besnikëri " ndaj sundimtarit të ri dhe të "refuzojnë demokracinë dhe mbeturinave të tjera nga Perëndimi."Isis gjithashtu tha se tani e tutje ai do të jetë i njohur thjesht si "Shtetit Islamik."_75916872_75916871(Refugjatët duke kaluar kufirin e Irakut për në Kurdistan për të shpëtuar nga luftimet)Oranews.tv