Irak, rebelët marrin nën kontroll rafinerinë më të madhe në Baiji
Rebelët sunni në Irak kanë arritur të marrin totalisht nën kontroll rafinerinë më të madhe të naftës në qytetin Baiji, në veri të Bagdadit.Prej 10 ditësh rafineria ka qenë e rrethuar nga forcat ushtarake, të cilat kanë arritur të zmbrapsin disa herë sulmet e rebelëve. Në këtë kompleks rafinohet një e treta e naftës në Iran.Kryengritësit e udhëhequr nga militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS-ISIL) janë duke zgjeruar kontrollin e territoreve në veri dhe perëndim dhe tashmë kanë nën kontroll edhe të gjitha pikat e kalimit kufitar me Sirinë dhe Jordaninë. Më herët gjatë së hënës, Shefi i diplomacisë amerikane, John Kerry mbërriti në Bagdad.Në fjalën e tij, përfaqësuesi i SHBA theksoi se politika e qeverisjes së Irakut duhet të jetë më gjithëpërfshirëse, pavarësisht sekteve të ndryshme fetare që populli i përket.Gjithashtu, ai bëri të ditur se Uashingtoni do të asistojë me ndihmën e tij të vazhdueshme Irakun.Këtë të martë, kryediplomati amerikan është zhvendosur në Irbil, qyteti në veri të Irakut, për të vijuar atje vizitën dy ditore me liderët kryesorë irakianë.Paralelisht raportohet nga mediat vendase, se militantët e grupit islamik ISIS kanë arritur të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në qytetin Haditha ndërsa kanë fuqizuar pozicionet në kufi me Sirinë dhe Jordaninë.