Greqia dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen me vlerë 5 miliard dollarë

Kina dhe Greqia kanë firmosur një marrëveshje të rëndësishme biznesi, në vlerën e 5 miliardë dollarëve, gjatë vizitës së kryeministrit kinez Li KeQijang. Marrëveshja përfshin disa sektorë, mes të cilave kryesisht eksportet dhe ndërtimin e anijeve.Kina gjithashtu ka shprehur interes në ndërtimin e hekurudhave dhe në ndërtimin e aeroportit të Kretës. Kina po synon që të ketë aksione edhe në portin e Pireut. Greqia shihet si një pikë kyçe nga Kina për tërhequr investime të huaja në vend, në përpjekje edhe për të reduktuar borxhin e saj public dhe për të ulur normën e lartë të papunësisë.Kryeministri kinez, Li, vizitoi Greqinë si pjesë e turit të tij disa ditor në Europë, vizita e tij e parë në kontinentin e vjetër që kur mori detyrën në 2013-ën. Në një deklaratë të përbashkët për mediat, të dy kryeministrat shprehën dëshirën për bashkëpunim më të gjërë në të ardhmen.Kryeministri grek Antonis Samaras tha se Kina është e interesuar në aeoportet e Greqisë dhe ai theksoi se shpreson që vendi i tij të mund të shndërrohet edhe në një qendër tranziti për transportin ajror, mes Kinës dhe Europës.Ndërsa nga ana e tij, kryeministri kinez e përshkroi portin e Pireut, si një perlë të detit mesdhe, duke theksuar madje se ai është porti më konkurrues në të gjithë botën. Kina do të investojë një shumë prej 310 milionë dollarësh për zgjerimin e portit të Pireut, një marrëveshje kjo e cila do të duhet të marrë edhe aprovimin e Bashkimit Europian.Kjo marrëveshje shihet si jetike dhe shumë e leverdishme për të dyja vendet. Greqia ka dëshpërimisht nevojë për të rritur fondet e saj dhe Kina kërkon një rrugë-dalje më të gjerë drejt Europës.