"Gratë në sipërmarrje", Berisha: Jo diferencës në paga

Mbështetje me kredi për gratë sipërmarrëse. Kryeministri,Sali Berisha, e deklaroi këtë fakt në forumin "Gratë në sipërmarrje". Kreu i qeverisë shqiptare ndër të tjera ka shprehur angazhim të plotë për të ngushtuar gjithnjë e më shumë dallimin gjinor në të ardhurat financiare. Sipas të dhënave gratë në Shqipëri zotërojnë vetëm 25.7 përqind të bizneseve, ndërkohë që mbështetja me kredi është vetëm 31 përqind e vlerës totale."Në vitin 2005 diferenca gjinore në paga në Shqipëri ishte ndër më të lartat, rreth 36 përqind dhe kjo nuk ishte e shkruar në ligj por në kodet e këtij muri arkaik. Ndaj dhe është një detyrë e juaja në radhë të parë, e qeveirsë dhe e shoqërisë që të luftojë për çmontimin e tij. S`ka rrugë më eficente sesa angazhimi i grave në sipërmarjen e lirë. Ne po vijojmë me politika të drejta në mënyrë që yë përpiqemi ta ngushtojmë diferencën në paga në mënyrë progresive. Dhe kështu në 2011 diferenca gjinore në paga ka zbritur në 17.6 dhe është në nivelin e diferencës mesatare të Bashkimit Europian” tha Kryeministri.I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto u shpreh se ende gratë nuk janë të përfaqësuara sic duhet.“Gratë sot akoma nuk janë të përfaqësuara në nivel të barabartë me burrat, nuk e ndajnë akoma pushtetin ekonomik si ata, ndonëse ato janë faktorë jashtëzakonisht shumë aktiv dhe të qëndrueshëm, janë midis të tjerash edhe mbartës të inovacionit e ndryshimeve shoqërore. Kjo situatë duhet ndryshuar! Gratë sipërmarrëse janë katalizatore të ndryshimit, që ofrojnë energji të reja, që projektojnë vlera dhe ide të qëndrueshme, duke afruar më shumë edhe burrat me gratë, kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët dhe si e tillë do të vazhdojë të qëndrojë në themel të politikave të kësaj qeverie”,vuri në dukje Ministri Haxhinasto.Ndërkohë që para se të niste aktiviteti, një urim i vecantë iu bë Kryeministrit me rastin e 68 vjetorit të lindjes.